“Qendra e Integrimit Social” me qendër në Elbasan e drejtuar nga znj.Nevjana Millo ka nisur shpërndarjen e ndihmave me ushqime në ndihmë të familjeve në nevojë dhe të moshuarve në këto ditë të vështira për Shqipërinë. Nga ana e përfaqësuesve të “Qendrës së Integrimit Social” familjarëve të cilëve u dhurohen pako me ushqime u flitet edhe për masat që ata duhet të marrin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që po rrezikon gjithë shoqërinë dhe sidomos moshen e tretë.
Me aq sa kapacitete kemi si qendër nuk do të lemë asnjë derë pa trokitur për tu ofruar ndihmë familjeve më në nevojë shprehet znj.Nevjana Millo , drejtore e “Qendrës së Integrimit Social”- Elbasan . Ne si qendër do të vazhdojmë me përkushtim punën dhe çdo ditë do të ofrojmë ndihma pa u kursyer kudo në Shqipëri deri në mbarimin e betejës kundra Koronavirusit i cili fatkeqësisht ka prekur deri tani një pjesë të konsiderueshme të vendit tonë .
“Qendra e Integrimit Social”, shprehet znj.Millo , i është bashkuar angazhimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm të qeverisë vendore, qeverisë qëndrore dhe të gjitha shoqatave për ta fituar këtë betejë të vështirë .
Sipas znj.Millo, “Qendra e Integrimit Social” është mobilizuar maksimalisht si kurrë herë tjetër në këtë operacion humanitar dhe pavarësisht mundësive modeste do të vazhdojë me përkushtim çdo ditë mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave me ushqime në ndihmë të familjeve në nevojë dhe të moshuarve. “Qendra e Integrimit Social” me qendër në Elbasan është duke bashkëpunuar me biznese të ndryshme të cilët nuk janë kursyer së kontribuari me ndihma ushqimore për familjet në nevojë dhe të moshuarit.
Gjatë javës së ardhëshme nga ana e “Qendrës së Integrimit Social” do të mundësohen pako me ushqime për dhjetra familje më në nevojë të komunitetit rom dhe egjyptian .Ndërkohë që ndihma të tilla do të shpërndahen edhe në disa lagje të varfëra ku po punohet aktualisht për evidentimin e tyre nga ana e grupeve të vullnetarëve. Kjo Qendër sipas drejtores Nevjana Millo i ka kushtuar rëndësi dërgimit të pakove me ushqime edhe të familjet me personat me aftësi ndryshe .
Ndërkohë znj.Millo shpreh mirënjohjen e jashtëzakonshme për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë “Qendrës së Integrimit Social” super market e njohura në qytetet e ndryshme të vendit tonë të cilët kanë preferuar të mbetet anonimë në për kontributin e dhënë prej tyre me pako me ushqime në ndihmë të familjeve në nevojë, personave me aftësi ndryshe dhe të moshuarve.Ju lutemi bëni durim.Edhe ne me aq sa mundemi do ju gjendemi pranë .#Qëndroni në shtëpi# ! ,# Do ja dalim# !