Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skënder Brataj, falënderoi shqiptarët për interesimin pas lajmit se ai rezultoi pozitiv me COVID-19. Në Facebook, ai shkroi se ky solidaritet e ka emocionuar e tregoi për gjendjen shëndetësore.
“Vërtetë është shumë emocionuese për mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Unë aktualisht kam një gjendje te lehte të sëmundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne këtë moment është vetëm 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.”, informoi ai.
Brataj shtoi se personeli mjekësor dhe mbështetës, nuk i shmanget dot betejës, linjës se parë për të cilën përgatitet.
“Ështe normale, qe sado masa parandaluese te marrësh, ne front mund te dëmtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndërsa ju mundeni te ekspozoheni sa më pak.
Behuni ju te padukshem per koronavirusin!
Qendroni ne shtepi!
Tani edhe une do te punoj nga banesa për disa kohe,sepse mundet!
Te gjithe bashke do tja dalim!
Ju pershendes.”, ishte reagimi i tij.