Në ditën e 6-të të masave drastike, mbetet ende një sfidë përmbushja e tyre në Francë. Ata që shëtisin në Bois de Boulogne, apo gratë e shtëpisë që qëndrojnë afër njëra tjetrës nëpër markete, por edhe të tjerë me certifikata dhe leje qarkullimi në makinë, janë shtuar në fundjavë.
Sipas shifrave të dhëna nga Ministri i Brendshëm Christophe Castaner, këtë të shtunë, 900 mijë kontrolle janë bërë që nga e marta, ndërkohë që 39,994 njerëz janë gjobitur me 135 euro secili për moszbatim të rregullave.
Vetëm në një ditë, të shtunën, policët dhe xhandërmaria në mënyrë verbale ka takuar 200 njerëz që nuk zbatonin instruksionet. Personat që nuk kanë një leje kalimi, vendosen nën mbikqyrjen e policisë për “rrezikim të jetës së tjetrit”, raporton France 3.
Një gjyq i një 20-vjecari u bë me shpejtësi gjatë fundjavës; 6 muaj burg sepse doli pa një leje në mes të natës dhe kundërshtoi dhe fyeu policinë, raporton La Voice of the North.
Në Marsejë, tani ka “zero tolerancë”. Që nga e mërkura, policia dhe xhandarmëria kanë identifikuar 2902 shkelje të rregullave, 10 prej të cilave kanë qenë edhe për hapjen e dyqaneve. Më shumë se 1000 gjoba janë dhënë të dielën (sot).
Grupe të vogla që kanë thyer rregullat janë gjobitur, sipas Figaros, dhe kanë paguar secili nga 270 euro. Policia gjithashtu po ndërhyn te rezidentë që raportohen se mbajnë festa në shtëpitë e tyre.
Mbrëmjen e djeshme, zyrtarët vendosën të ashpërsojnë masat. Kështu për të gjithë ata që thyejnë rregullin dhe këtë e bëjnë të përsëritur, gjoba do të rritet nga 135 euro herën e parë në 1500 euro për së dyti; dhe në rast se përsëritet sërish 3700 euro përfundimtarja dhe 6 muaj burg.