“Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit 3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate”.
Është ky lajmi i mirë që jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në kuadër të emergjencës prej koronavirusit. Ajo shton se me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit.
Deri më tani në Shqipëri, numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 64, ku mes tyre dy janë viktima.