Në total numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 64. Por prej tyre jo të gjithë janë të shtruar në Spitalin Infektiv. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informoi se të shtruar në spital janë 32 persona.
Prej tyre 3 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje më të rënduar, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste, mes tyre dy viktima.
Shpërndarja sipas rretheve
Tiranë- 45 qytetarë
Durrës- 5 qytetarë
Lushnje- 2 qytetarë
Elbasan- 2 qytetarë
Fier- 6 qytetarë
Rrogozhinë- 2 qytetarë
Kavajë- 2 qytetarë /