Në listën e personave që Inspektoriati i Shëndetit Publik ka testuar nëse janë të prekur nga COVID-19, janë edhe dy emra të njohur të politikës shqiptare.
I pari, një deputet i qarkut Shkodër, (emër i njohur për redaksinë), ka qenë ndër të parët që ka marrë tamponin e analizës, pasi ka qenë njohje me pacientin zero.
Për fat të mirë, deputeti ka rezultuar negativ. I dyti, një nga deputetët e listës Basha në qytetin e Durrësit, (emër i njohur për redaksinë), ka kryer analizat për COVID-19 dhe ka rezultuar se nuk është i prekur nga koronavirusi, shkruan dosja.
I njëjti fat, është edhe për një biznesmen, emër shumë i njohur për publikun shqiptar, (identitetin e të cilit kemi zgjedhur të mos e publikojmë për shkak të dëmtimit të imazhit në mënyrë të padrejtë). Biznesmeni, nuk është vetë i prekur me COVID-19. Por për fat të keq, gjysma e familjes së tij, pas kryerjes së analizave ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur.Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar lëvizja me këmbë dhe me makina private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.