Alergji, grip apo koronavirus: Si të kuptoni ndryshimin

Sy të skuqur? Rrjedhje hundësh? Ndoshta keni alergji. Alergjitë sezonale kanë simptoma të zakonshme te sytë dhe hunda. Simptomat e alergjive kanë tendencën të lokalizohen në zonën e kokës.

Simptomat e koronavirusit dhe gripit kanë tendencën të jenë më të shpërndara.

Pra, vihen re në të gjithë trupin. Gripi dhe koronavirusi i ri ndikojnë te sistemet e tjera dhe te trakti i poshtëm i frymëmarrjes. Me siguri nuk do të keni rrjedhje hundësh, por mund të keni dhimbje fyti, kollë, ethe, gulçim. Pra, është diagnozë klinike krejtësisht ndryshe. Kushtojini vëmendje temperaturës. Zakonisht alergjitë nuk shkaktojnë ethe dhe temperaturë. Madje nuk shkaktojnë as probleme me frymëmarrjen, gjithmonë në rast se nuk keni probleme me astmën.

Simptomat e alergjisë zakonisht janë të lehta.

Nëse keni të njëjtat simptoma vit pas viti, në të njëjtën kohë, gjasat janë që të keni alergji sezonale. Simptomat e alergjive janë të lehta, ndërkohë që gripi dhe koronavirusi i ri do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, pa fuqi dhe thjesht do të doni të qëndroni shtrirë në shtrat. Alergjia mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, por s’mund të shkaktojë dhimbje të forta të muskujve dhe nyjeve.

Simptomat e gripit dhe ftohjes mund të lehtësohen.

Gripi dhe ftohjet janë sëmundje normale me të cilat organizmi është mësuar, gjë që do të thotë se me pak ditë kujdes të veçantë në dietë ushqimore dhe ndonjë medikament, mund të përmirësoheni.

Simptomat e koronavirusit dhe gripit të rëndë mund të përkeqësohen.

Çfarë duhet t’ju bëjë të dyshoni për koronavirus është vështirësia në frymëmarrje. Njerëzit gjithashtu kalojnë në pneumoni nga gripi, ndaj do të duhet kujdes mjekësor nëse simptomat nuk përmirësohen.

Simptomat e hershme të alergjisë, të ftohtit, gripit dhe koronavirusit mund të jenë të ngjashme.

Nisur nga ky fakt, është me rëndësi që të vini re nëse simptomat vazhdojnë ose jo.

Edhe nëse nuk keni koronavirus, s’do të thotë se nuk jeni të rrezikuar.

Sipas të dhënave, këto muajt e fundit, afro 30 milionë amerikanë u infektuan me grip, nga të cilët humbën jetën 30,000 ndërkohë që 500 u shtruan në spital. Kjo do të thotë që të mos e neglizhoni gripin.

Përmbledhje:

Ftohje dhe alergjji:

– sy të irrituar

– rrjedhje nga hundët

– tështima

Grip ose koronavirus:

– temperaturë

– lodhje

– dhimbje trupi

– kollë

– përkeqësim simptomash

Koronavirus:

– probleme me frymëmarrjen

– histori udhëtimi në vende ku ka pasur të infektuar

– kontakt me dikë që mund të jetë infektuar

Simptomat më të zakonshme të koronavirusit përfshijnë:

– Ethe

– Temperaturë

– Kollë e thatë

– Gulçim

– Dhimbje muskujsh

– Lodhje

Simptoma më pak tipike:

– Gëlbazë

– Dhimbje koke

– Diarre

Simptoma jo tipike:

– Rrjedhje nga hundët

– Dhimbje e fytit