Duke marrë shkas nga situata e krijuar për përhapjen e mundshme të virusit COVID-19, bashkia e Elbasanit ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të tregjeve publike dhe private, tregjeve të gjësë së gjallë dhe çdo lloj aktiviteti tregtimi në ambientet të hapura.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka urdhëruar mbylljen e të gjitha tregjeve publike dhe private, tregjet e gjësë së gjallë, tregjet nëpër njësitë administrative, tregjet e rrobave të përdorura dhe çdo lloj aktiviteti tregtimi në ambiente të hapura përfshirë dhe tregtarët ambulantë në territorin e bashkisë Elbasan do të ndalohet deri në një urdhër të dytë.
Po ashtu, të gjithë aktivitetet tregtare që ushtrohen nëpër kioska në territorin e bashkisë Elbasan do të mbyllen deri në një urdhër të dytë.
Nga e premtja në 06.00 deri të Dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private, urbanëve, linjave rrethqytetëse, shërbimeve taksi në bashkinë Elbasan.
Mjetet e transportit të mallrave ushqimore dhe farmaceutike, mjetet e shërbimit informativ dhe mjetet që kryejnë funksione të shërbimit shtetëror, për të kryer lëvizje në funksion të detyrave që ushtrojnë, për të cilat është e domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen emër për emër pranë drejtorisë policisë.
Marrja në automjetin e punës e personave familjar apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe ndëshkohet me sanksione të rënda