▪︎Pershendetje miq! Marr shkas te shkruaj nga fakti qe jetoj ne Kine prej kohesh dhe e kam perjetuar situaten e virusit perpara se te prekte Shqiperine.Une kam prej 2 muajsh i izoluar dhe me besoni,jo sepse dua te rri i mbyllur ne shtepi,por sepse dua ti kthehem jetes normale qe kisha.Me çorodit sjellja paradoksale e disa shqiptareve: “obobo tmerr”,”erdhi ketu”,”mbaruam”,por nga ana tjeter nuk vendosin nje maske,vdesin po nuk dolen pak,sidomos kafeve,neglizhojne higjienen,mos valle do e parandalojne me fjale magjike?!
Nese e keni te nevojshem daljen nga shtepia,te pakten zbatoni higjienen personale dhe vendosni maske,shmangni vendet e mbipopulluara dhe te mbylluara dhe ruani distance me njerezit,te pakten per nje periudhe 2-javore sa te identifikohen te gjitha rastet me virus.
Mos ta bejme as per atdhedashurine,as per qeverine,as per qytetin,as per miqte,por per familjen,per veten tone.Eshte ne doren tone ti kthehemi sa me shpejt normalitetit,ne te kundert do pendohemi,por do te jete shume vone.Nuk e kam fjalet vetem per humbjet ne njerez,por edhe traumat psikologjike,tronditjen sociale,demin ekonomik qe do te kete vendi yne nese nuk zbatojme masat e marra duke i ditur standartet e mjekesise tone.
Le te jemi te qete dhe te kalojme me shume kohe me familjen ,por vigjilent !