Kjo është vetëm një situatë e përkohshme të cilët duhet ta përballojmë të gjithë së bashku pa frikë, por me shumë, shumë kujdes.
Policia e Shtetit, FNSH dhe Policia Bashkiake kanë nisur aksionin në të gjithë qytetin për mbylljen e bareve dhe restoranteve për të ndalur grumbullimet.
Këto janë masa të detyrueshme për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Bashkia Elbasan falenderon të gjithë administratorët të cilët i mbyllën paraprakisht bizneset e tyre, pa qenë nevoja e ndërhyrjes së policisë.
Por gjithashtu, edhe të gjithë pjesën tjetër që nuk kanë bërë rezistencë, por kanë treguar përgjegjshmëri në këtë situatë.
Qytetarë Bashkia Elbasan ju bën thirrje të mos dilni nga shtëpia, përveçse për raste të domosdoshme.
Për çdo simptomë, të ngjashme me ato të coronavirus telefononi në 127.