Mesa duket kornavirusi po mposht italianët. Çdo ditë rastet po shumohen, rreth 15-20 raste në ditë po spitalizohen prej infektimit nga koronavirusi.
Deri më tani janë 631 të vdekur 8514 të infektuar 1004 të shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve – përfshirë viktimat dhe të shëruarit – tejkaloi dhjetë mijë: 10,149.
Spitalet italiane janë mbingarkuar nga njerëzit e prekur me koronavirus. Shumë pacientë ngelin pa u trajtuar dhe të moshuarit mbi 65 vjeç nuk merren më parasysh, thotë një mjek.
Mjekët në Itali janë detyruar të të zgjedhin dhe të marrin vendime se kush duhet të jetojë e kush duhet të vdesë. Ata vendosin se kush pacient kush duhet të marrë kujdes intensiv dhe kush jo.
Mjekët i bëjnë thirrje italianëve të respektojë masat e reja të rrepta të karantinës dhe të mos bëhen shkak i vdekjes së shumë personave të tjerë.
/Ora News.tv/