Një 79- vjeçar është gjetur i vdekur në një trotuar tek Kopshti Zoologjik në Tiranë. I moshuari me inicialet Sh.A., është gjetur sot rreth orës 12:21 dhe dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale pasi nuk i janë gjetur shenja dhune në trup.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.