Nga të dhënat e fundit në Kinë është vënë re ka një zbritje në numrin e personave të infektuar dhe ajo çfarë vihet re është se numri i të shpëtuarve ka filluar të rritet nga 50% në 70%.
Vendi ka regjistruar një bilanc total prej 80 651 personash të infektuar deri më tani.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi se numri i personave të shëruar është rritur në 55.404 , afër 70%. Ndërsa duket se situata po përmirësohet, të dhënat ekonomike po përkeqësohen : epidemia i ka kushtuar Kinës një deficit tregtar prej 7.09 miliardë dollarë.
Të dhëna për importet dhe eksportet: Përveç eksporteve, të cilat ranë me 17.2% këtë vit në të njëjtën periudhë, rënia e importeve u ul në 4%.
Dy vdekje në Florida: numri i vdekjeve ka shkuar në 16 në SHBA.
2 persona kanë humbur jetën në Florida. Ky është një person në të shtatëdhjetat e tij i cili është kthyer nga një udhëtim jashtë vendit. Viktima tjetër është një banor i Qarkut Santa Rosa i cili tashmë vuante nga probleme shëndetësore.
Në Korenë e Jugut, numri i personave të infektuar ka shkuar në 6.800. Koreja e Jugut regjistroi 483 raste të reja të personave të infektuar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.767. Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë raportuar 42 të vdekur.
Ndalimi i një anije lundrimi italiane në Malajzi: Kompania e njoftoi këtë duke theksuar se “për shkak të kufizimeve të vendosura në orët e fundit nga qeveria për ardhjen e udhëtarëve me kombësi italiane, varka ishte e autorizuar të hynte vetëm në portin e Penang sipas itinerarit të planifikuar”. Anija tani po shkon drejt Singaporit.