“Nuk ka pas hëngër bukë pa u rrahur ajo”. Kjo është deklarata tronditëse e Fran Filopatit, babai i Esmeralda Filopatit, e cila u vra bashkë me vëllain e saj, nga ish-burri, Fatmir Kolecaj.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, i moshuari pohoi se vajza e tij dhunohej pa ndalim nga ish-bashkëshorti i saj, Fatmir Kolecaj. Po ashtu ai pohoi se një ditë vajza e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar që të shkonte ta merrte, pasi Fatmiri po e torturonte.
“Ne shkonim një herë në javë me gruan tek shtëpia e saj. Për çdo të shtunë. Vajzat i kanë pasur të vogla. Se di si sillej me të tjerët. Vajzat vetëm e përqafonin të atin. Nuk i pyesja shumë se më dhimbseshin. Më tha në telefon; hajde më merr se po më torturon. Kur më njoftuan mua më thanë se ka shkuar policia dhe i ka marrë të dy në komisariat. Nuk dëgjonte vajza që ta merrja.”, -tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)