E njohur për publikun si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur, Rli Fara, u përfshi dhe u shoqërua në komisariat, në përgjimet e policisë, pas operacioniy “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona.
Ajo mban emrin Roxhensa Kapurani dhe tashmë ka marrë masën “Detyrim paraqitje” nga Prokuroria.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën e saj, por nuk ka gjetur asgjë që ta implikojë me grupin.
Ditën e sotme detaje të reja mësohen nga përfshirja e vajzës së Eli Farës në këtë operacion.
Dyshohet se Marina Fara ka ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratisen. Policia ka qenë duke ndjekur dy persona me makinë, të cilët dyshoheshin se kanë qenë duke transportuar një sasi droge.
Por fakti që po ndiqeshin nga forcat blu është pikasur nga dy djemtë, të cilët menjëherë kanë braktisur mjetin me drogën brenda.
Pasi janë larguar në këmbë dhe i kanë humbur vëzhgimit të policisë, ata kanë udhëtuar në këmbë, duke telefonuar Marinën, e cila së bashku me një mikeshën e saj shkuan që t’i marrin.
Por sqarohet se ajo po hetohet e lirë, pasi ende nuk është provuar nëse ka qenë në dijeni apo e implikuar në ngjarjen në fjalë.