Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në vendin tonë. Paraprakisht bëhet me dije se tërmeti ka një magnitudë prej 4.9 i shkallës Rihter, ndërsa një tjetër lëkundje më e vogël u regjistrua pak më vonë. Epiqendra e tërmetit është pranë Durrësit.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa qarqe të vendit, në Tiarnë, Durrës, Elbasan, Lushnje, etj.
Por më shqetësuesja e kësaj situate është se mediat raportuan në të dhënat e marra nga aplikacioneve të telefonave.
Dhe për këtë shkak raportimi ishte i pasaktë duke rritur frikën tek banorët që e ndjenë tërmetin.
Magnituta e parë u raportua 5.5, çka bëri që shumë njerëz të dalin në rrugë nga frika. Pas disa minutash e njëjta dridhje u raportua me magnitudë 5.3, pastaj 5.1 e në fund 4.9.
I lutemi Zotit të mbajë dorën por edhe mediave që të raportojnë magnitudë saktë.