Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Ai ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga mjeti tip Benz.
Nuk dihet ende indetiteti i viktimës, ndërkoëhë që drejtuesi i mjetit B.Q., 31 vjeç, është arrestuar nga policia. Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të duhur në masën 1.03 mg/ l.
Ndërsa vijon puna për të mësuar rrethanat e ngjarjes si dhe indentifikimin e viktimës.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin: B.Q., 31 vjeç, banues në fshatin Llixha, Elbasan.
Arestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës”, njofton policia.