Jeni lodhur duke fërkuar tavat dhe enët të cilat shkrumbohen në fund?
Pastrimi i enëve të shkrumbuara është një proces i bezdisshëm për të gjitha amvisat pasi zgjat në kohë dhe efekti nuk është asnjëherë ai që pritet. Por ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe efektive për të pastuar enët e djegura si nga jashtë dhe nga brenda.
Përbërësit:
50 gr sodë bikarbonati pluhur.
3 lugë gjelle peroksid hidrogjen.
Përgatitja:
Në një tas shtoni sodën e bikarbonatit dhe peroksidin e hidrogjenit. Përzieni derisa të krijohet një masë homogjene e ngjashme me një pastë.
Pastën aplikojeni në të gjithë sipërfaqen e shkrumbuar lëreni të qëndrojë 3 minuta. Më pas me anë të një sfungjeri hiqni të gjithë shtresën e krijuar.
Do e shikoni sesi soda në bashkëveprim me peroksidin e hidrogjenit do veprojë mbi enët tuaja.