Rreziku nga rrjeti 5 G, Balla apel parlamenteve të Europës Juglindore: “Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë”

Rreziku nga rrjeti 5 G, Balla apel parlamenteve të Europës Juglindore: “Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në takimin vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë nga parlamentet e evropës juglindore.

Në fjalën e tij Balla i bëri thirrje parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore që kur bëhet fjalë për rrjetin 5 G duhet të dëgjojmë partnerët

Amerikanë.

“Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë kur bëhet fjalë për rrjetet 5G. Jo të gjitha kompanive që ndërtojnë këto rrjete mund tu besojmë të dhënat tona personale. Ndonjë prej tyre mund ti përdorë për qellime të tjera. Duhet të forcojmë legjislacionin tonë për ti pamundeduar këto kompani dhe të rrisim sigurinë e sistemeve tona informatike”, tha Balla.

Sipas Ballës, krimi kibernetik duhet trajtuar me seriozitetin e duhur për shkak se prek drejtpërdrejtë sovranitetin e një vendi.

“Për këtë qëllim për shkak se siguria e informacionit është thelbësore, duhet të punojmë më shumë për ndërgjegjësimin e përdoruesve të Internetit dhe rritjen e sigurisë në rrjetet shtetërore. Vetëm pak ditë më parë kam depozituar një Projekt-Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”. Në këtë Projekt- Rezolutë konstatojmë që Shqipëria është e predispozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe dezinformimin të cilat mund të ndikojnë në përbërjen e institucioneve të vendit dhe demokracinë tonë. Për këtë qëllim ndërmarrja e masave nga autoritetet përkatëse është e nevojshme për të siguruar që procesi demokratik, si dhe zgjedhjet, të mbrohen nga ndërhyrjet dhe manipulimet e aktorëve të huaj shtetërorë dhe jo-shtetërorë.

Ky Takim vjetor dy ditor është një mundësi shumë e mire për të diskutuar mbi sfidat dhe shkëmbyer eksperiencat më të mira për luftimin e këtij fenomeni mbarë botëror.

E mbyll fjalën time të shkurtër duke i uruar këtij seminari dy ditor punë të mbarë”, deklaroi Balla.