Kreu i opozitës Lulzim Basha, do të mbledhë sot kryesinë e Partisë Demokratike në Elbasan.
Arsyeja e këtij takimi mësohet të jetë për diskutim mbi anëtarësimet e reja që janë bërë në PD, deri më 31 tetor.
Rreth një muaj më parë, kryedemokrati Basha porositi koordinatorët e shpërndarë në rrethe që deri në fund të muajt të kaluar të identifikonin votuesit besnik të tyre dhe kontaktimin e tyre.
Basha gjithashtu kërkoi edhe regjistrimin e anëtarësimeve të reja.
Për më tepër Basha do të takohet dhe me të rinjtë per të diskutuar me ta arsyet e emigrimit dhe më pas pritet të takohet me kryetarët dhe sekretarët e Qarkut të Elbasanit. Takimin e fundit në Elbasan, kreu i selisë blu e ka parashikuar me kryesinë e PD-së në Elbasan. Basha pritet të ketë të njëjtën axhendë edhe në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë.