Lionel Messi historik, arrin në 900 gola në karrierën e tij

Lionel Messi është historik. Ylli argjentinas vijon të rrisë legjendën e tij vit pas viti dhe këtë të mërkurë ai arriti kufirin e 900 golave të shënuar në karrierën e tij, një shifër historike që tregon se kapiteni i Inter Miamit vazhdon të jetë vendimtar teksa po afron edhe Botërori 2026.

Golin e tij të 900 Messi e shënoi në ndeshjen e CONCACAF Champions Cup mes Inter Miamit dhe Nashville, por që nuk i shërbeu skuadrës nga

Në karrierën e tij, Lioenl Messi tashmë 38 vjeçar ka shënuar 672 gola me fanelen e Barcelonës, 32 me Paris Saint Germain, 81 gola me Interi Miami dhe 115 gola me kombëtaren argjentinase.  Një total prej 900 golash për një futbollist që është në gjendje të shënojë gola të shumtë, por edhe për të qenë një prej asistmenët më të mirë në histori.

Objektivi i ardhshëm…1000 gola?

Ish ylli i Barcelonës tregoi dhe njëherë se është më i frymëzuar se kurrë në SHBA. Jo më kot objektivi i tij këtë sezon është të arrijë në gjendjen më të mirë fizike në atë që do të jetë pjesëmarrja e tij e fundit në një edicion të Kupës së Botës dhe për momentin gjithçka po shkon mirë. Scaloni e ka grumbulluar për ndeshjen kundër Guatemalës dhe askush nuk dyshon që Messi do të jetë sërish vendimtar për Argjentinën në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

Por Lionel Messi mund të mos ndalet me kaq. Argjentinasi ka me Inter Miami një kontratë deri në dhjetor te 2028 kur do të jetë 41 vjeç dhe nëse do të jetë në gjendjen më optimale fizike dhe mentale, nuk është e pamundur të mendosh se një ditë do të arrijë kuotën e 1000 golave në karrierën profesioniste, një rekord që po e ndjek edhe Cristiano Ronaldo.

Top Channel