Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e rradhës së Qeverisë.
Me një karrierë mbi 20 vjeçare në Drejtësi, Hajdari, ka marrë një tjetër post të rëndësishëm, këtë herë në pushtetin lokal të kryeqytetit.
Emërimi i tij në këtë post nuk duket rastësi, pasi lidhja me Tiranën mbetet e fortë për Hajdarin i cili është edhe kryetar i Asamblesë së Shoqatës Tirana.
Në karrierën e tij prej më shumë se dy dekadash në sistemin e Drejtësisë, Hajdari ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Shoqatës Kombëtaret të Prokurorëve për katër vite në 2012-2016, ndërkohë që nga viti 2008 deri në 2015 ka qenë Drejtues i Prokurorisë së Apelit në Tiranë.
I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ai ka kryer një master në Drejtësinë Penale në vitin 2009 dhe tre vjet më vonë doktoraturën në të Drejtën Penale.
Detyrat kryesore në karrierën në Drejtësi:
2002- 2008 Prokuror në Tiranë
2005- 2012 Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve
2008- 2015 Prokuror dhe Drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë
2012- 2016 Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve
2015- 2016 Prokuror sektori në Shkodër
2016- 2026 Inspektor i Përgjithshëm
Top Channel
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.