65-vjeçarja Emine Agolli ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u kafshua nga qeni i fqinjit në fshatin Çërragë të Belshit. Qeni i përkiste kunatës së Emine Agollit. Kjo e fundit kishte shkuar në shtëpinë e saj për ta takuar.
Teksa 65-vjeçarja hyri në oborr, është penguar dhe më pas është rrëzuar pranë qenit, i cili atë mbrëmje ka qenë i lidhur.
Qeni është trembur dhe e ka kafshuar duke i shkaktuar plagë të rënda dhe më pas vdekjen, kështu e rrëfejnë ngjarjen banorët e zonës.
Ndërkohë policia ka bërë të ditur se kanë arrëstuar 68 vjeçarin, pronarin e qenit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 68 vjeç, pasi dje, qeni që ai mbante, ka kafshuar shtetasen E. A., 65 vjeçe (bashkëshortja e vëllait të tij), e cila për pasojë ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. X., 57 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kanosur dhe fyer, në rrugë, kunatën e tij 43-vjeçe, e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij;
-F. A., 18 vjeçe dhe një 17-vjeçare, pasi janë konfliktuar me njëra-tjetrën, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.