Arma më e fortë e Elbasanit në këtë sezon, Diallo kërkon të përmirësohet: Duhet të jem më i përqendruar në prekjen e parë

Ibrahima Diallo është kthyer përsëri si protagonist kryesor me Elbasanin, duke ndihmuar që me dy golat e tij t’i jepte fitoren ndaj Dinamos. Ai la fushën në pushimin mes pjesëve, pro sqaroi se kishte qenë vetëm për probleme të vogla fizike.

“Ndjeva diçka dhe nuk desha të rrezikoja, fola me doktorin dhe më thanë të dal se ishte më mirë.

Garë me Tsague për golat? Po, me Tsague.

Në ndeshjen e luajmë si thotë trajneri dhe unë i njoh cilësitë e mia dhe nëse ekipi më jep topin, do të shkoj të shënoj apo të jap asiste.

Për dëmtimet, meqë vrapoj shumë, shpenzoj shumë energji dhe ndoshta është sepse jam pak i lodhur.

E di që humba tre herë topin lehtësisht, duhet të jem pak më i përqendruar me prekjen e parë disa herë”, theksoi Diallo për RTSH pas duelit.

PANORAMASPORT.AL