Peqini ruan traditën, 30 mijë gjela deti të shitur gjatë sezonit

Peqini, edhe në vitin që sapo lamë pas, ka ruajtur traditën e emrit si një nga zonat më të njohura për mbarështimin e gjelave të detit. Tregjet e fshatrave Përparim, Pajovë dhe Karinë janë kthyer në pika kryesore furnizimi, ku tregtarë nga Shkodra, Tirana, Korça dhe Burreli kanë mbërritur për të blerë gjela deti vendas. Sipas Drejtorisë së Bujqësisë, gjatë këtij sezoni janë shitur rreth 30 mijë gjela deti, një shifër që dëshmon rëndësinë ekonomike të kësaj tradite për fermerët e zonës.

Autoritetet lokale shpresojnë që mbështetja ndaj prodhimit vendas të ndihmojë në ruajtjen e kësaj tradite dhe në forcimin e ekonomisë rurale të zonës.