Ndodh sërish/ Sherri me thika mes gjimnazistëve, mes të plagosurve janë dy vëllezër. Si nisi konflikti  

Një plagosje me armë të ftohta është regjistruar në lagjen Zdrale në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka”.

3 të rinj janë paraqitur në spital të plagosur me sende të forta dhe thikë që janë nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rendë të regjistruar këtë mëngjes pranë gjimnazit “Shejnaze Juka”.

Pas një konflikti për arsye banale, janë përfshirë në sherr me thika shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër). Të tre këta persona ndodhen në spital, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin”, sqaron policia.