Bashkia Elbasan në Konferencën Kombëtare të Matjes së Performancës 2025, vlerësohet me perfomancën më të mirë

Në Konferencën Kombëtare të organizuar nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, ku u prezantuan rezultatet e Granti i Bazuar në Performancë për vitin 2025, Elbasani u rendit sërish në majat e qeverisjes vendore.

🔹 Bashkia Elbasan u vlerësua ndër 5 bashkitë me performancën më të lartë në Shqipëri, duke shënuar një nga rezultatet më të mira në nivel kombëtar.

🔹 Qyteti është ndër vetëm 3 bashkitë në vend që kanë përmbushur të gjithë paketën prej 6 planes vepruese strategjike, të kërkuara nga skema e grantit:

– Plani i Mbetjeve
– Plani Social
– Plani i Arsimit Parauniversitar
– Plani i Barazisë Gjinore
– Plani i Integritetit
– Plani i Mbarështimit të Pyjeve

Ky vlerësim pasqyron punën e një ekipi të koordinuar, standardet e larta në planifikim strategjik dhe bashkëpunimin e pandërprerë mes drejtorive, me fokus transparencën dhe llogaridhënien institucionale.

Bashkia Elbasan vazhdon të konsolidohet si model i qeverisjes vendore efektive, duke dëshmuar se zhvillimi i qëndrueshëm ndërtohet me punë sistematike dhe vizion të qartë.