Kthyen apartamentin në “FOLE” prostitucioni/ Arrestohen dy brazilianet, çfarë iu gjet në banesën e marrë me qira

Pas disa javësh ndjekjeje me metoda proaktive, finalizohet faza e 10-të e operacionit “STORM”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Në pranga kanë rënë dy shtetase braziliane. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Sipas hetimeve është mësuar se kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike, vihen në pranga dy shtetase braziliane.

Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, shtetaset braziliane kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.