Departamenti i Histori-Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit të Elbasanit organizoi me sukses Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Trashëgimi dhe Turizmi në Shqipëri e Rajon”. Konferenca mblodhi studiues, akademikë dhe ekspertë nga Shqipëria, rajoni dhe Europa, të cilët ndanë kërkime, perspektiva dhe qasje bashkëkohore mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, theksoi rëndësinë e konferencës si një platformë kyçe për shkëmbimin akademik dhe si një mundësi për të forcuar lidhjet mes kërkimit shkencor, komunitetit dhe zhvillimit rajonal.
Gjatë sesioneve tematike, referuesit diskutuan çështje të lidhura me promovimin e vlerave historike dhe kulturore, sfidat e menaxhimit të destinacioneve turistike, si dhe ndikimin e politikave bashkëkohore në zhvillimin e turizmit kulturor.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.