Elbasani u shndërrua në fundjavë në një skenë të gjallë arti, teksa dhjetëra piktorë nga të gjitha brezat u mblodhën për edicionin e radhës të “Skampis – Kolonia e Piktorëve 2025”, një aktivitet kulturor që bashkon krijimtarinë me atmosferën magjike të vjeshtës.
Ngjarja, e mbështetur edhe nga Bashkia Elbasan, ka për qëllim promovimin e bukurive natyrore dhe vlerave të trashëgimisë që mbart ky qytet historik. Piktorët janë shpërndarë në çdo pikë kryesore të Elbasanit.
Vetë artistët shprehen se ky takim është më shumë se një aktivitet, është një përvojë shpirtërore.

Pjesë e kolonisë ka qenë edhe fakti se Elbasani ruan një komunitet të pasur artistësh në çdo moshë, një trashëgimi që përcillet me përkushtim nga brezi në brez.
“Skampis – Kolonia e Piktorëve 2025” pritet të sjellë dhjetëra vepra të reja, të frymëzuara nga qyteti, historia dhe vjeshta që ka veshur Elbasanin me nuanca arti.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.