Një ditë për të kujtuar historinë/ Përkujtohet sot Çlirimi i Elbasanit

Sot u përkujtua me solemnitet Çlirimi i Elbasanit nga pushtuesit nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ceremonia u ndoq nga qytetarë, autoritete lokale, deputetë të qarkut Elbasan, si dhe familjarë të dëshmorëve.

Kryetari i Bashkisë, z. Gledian Llatja, nder te tjera theksoi:

“Çlirimi i Elbasanit është një kujtesë e përjetshme e guximit dhe sakrificës së qytetarëve tanë. Të nderojmë çdo ditë ata që dhanë jetën për lirinë tonë.”

Në fjalën e tij, deputeti Arbjan Mazniku vlerësoi trimërinë dhe sakrificën e dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm.

Falë trimërisë së bijve dhe bijave të qytetit, Elbasani sot ecën përpara me krenari dhe liri.

Lavdi dëshmorëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë!