Pas përfundimit të procesit zgjedhor, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Cërrik, Florenc Doka, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve për besimin dhe mbështetjen e treguar në kutitë e votimit.
“🙏 Mirënjohje për besimin tuaj! +4313 vota nga ndjekësi i parë janë një rezultat që na obligon të punojmë edhe më shumë çdo ditë. Faleminderit për besimin e çdo qytetari të Bashkisë Cërrik,” — u shpreh Doka në mesazhin e tij paszgjedhor.
Ai theksoi se vota masive e qytetarëve është një mesazh i fortë për të vazhduar punët e nisura dhe për të çuar përpara projektet e zhvillimit të qytetit.
“ Vota juaj masive është mesazhi më i qartë se punët e nisura nuk mund të ndalen. Çdo ditë e vitit do të jetë ditë pune, për të arritur bashkë rezultatet që duam,” — nënvizoi Doka.
Në mesazhin e tij, ai vlerësoi gjithashtu mënyrën e zhvillimit të fushatës, ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, duke e cilësuar atë si një shembull qytetarie dhe korrektësie ndaj procesit zgjedhor.
“ Tani është koha të nisim bashkë punën për zhvillimin e mëtejshëm të Cërrikut,” — përfundoi ai, duke falënderuar edhe njëherë qytetarët për mbështetjen e tyre.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.