Nuk ka surpriza as në Bashkinë e Cërrikut. PS fitoi thellë me kandidatin Florenc Doka i cili mori 66% të votave. Vendin e dytë e mban Amarildo Hoxha, kandidati i pavarur që mbështetet nga PD i cili ka marrë 20.28% (1838 vota).
Një diferencë e ngushtë me Eligert Himën e “Shqipëria Bëhet” i cili ka marrë rreth 13.66% (1238 vota), pra 600 vota më pak se kandidati i mbështetur nga PD.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.