Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë arrestuar në flagrancë shtetasen V. K., 52 vjeçe, pas një incidenti të ndodhur në një institucion shtetëror.
E dyshuara ka dëmtuar derën e një zyre dhe më pas ka ofenduar me fjalë fyese publikisht, duke prishur qetësinë në ambientet e punës.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.