Çadrat me vete/ Dita nis me shi në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti do të jetë vranët me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare që në orët e para të më mëngjesit, më pas reshjet e herëpashershme të shiu prekin pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me intensitet hera-herës deri mesatar. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë kryesisht në orët e mesditës e zonave luginore era fiton shpejtësi 16m/s.