Policia e Shtetit ka shpallur hapjen e aplikimeve për konkurim në disa pozicione të rëndësishme drejtuese, mes të cilave bie në sy posti i Drejtorit Vendor të Policisë Elbasan, që është shpallur vakant pas dorëheqjes nga detyra të drejtuesit aktual.
Në bazë të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave, janë hapur aplikimet për pozicionet:
Drejtor Departamenti në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;
Drejtor Departamenti në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
Drejtor Vendor i Policisë Elbasan – pas dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur me proces konkurrimi;
Drejtor Vendor i Policisë Shkodër – pas shkarkimit nga detyra më 10 korrik 2025 të drejtuesit të përzgjedhur me proces konkurrimi.
Sipas njoftimit zyrtar, ky proces zhvillohet me qëllim garantimin e një vlerësimi objektiv, transparent dhe profesional, duke nxitur konkurrencën dhe promovimin e punonjësve me integritet moral e profesional.
Afatet e aplikimit:
Hapja e aplikimeve: 3 nëntor 2025, ora 08:00
Mbyllja e aplikimeve: 11 nëntor 2025, ora 16:00
Policia e Shtetit fton të gjithë punonjësit që mbajnë gradat e rolit të mesëm drejtues të aplikojnë për këto pozicione, duke garantuar një proces të drejtë dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj.
 ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
				 
			 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					