Në Universitein e Elbasanit zhvillohet Erasmus+ Mobility Caffe, një përvojë që lidh studentët me Europën!

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” organizoi Erasmus+ Mobility Caffe, një takim i veçantë ku studentët ndanë përvojat e tyre pas përfundimit të mobiliteteve Erasmus+.

Në një atmosferë të hapur dhe miqësore, ata sollën rrëfime inspiruese për jetën studentore jashtë vendit, sfidat dhe mundësitë që ky program u ka ofruar.

Ky aktivitet është kthyer tashmë në një traditë, që na kujton rëndësinë e ndërkombëtarizimit dhe fuqinë e përvojave që zgjerojnë horizontin akademik e kulturor.