“Festa e Gështenjës”/  Labinoti në festë, traditë, shije dhe turizëm malor. Ja aktivitetet

Nesër, Labinot Mal do të presë vizitorë dhe dashamirës të natyrës, kulinarisë dhe traditave lokale, në kuadër të Festës së Gështenjës, një aktivitet festiv që promovon një nga produktet më të veçanta dhe të vlerësuara të zonës — gështenjën e Labinotit Mal.

Ky event është kthyer tashmë në një traditë që ndihmon në promovimin e pasurive natyrore, kulturore dhe gastronomike të zonës, duke nxitur turizmin dhe zhvillimin rural.

Atmosfera do të jetë e mbushur me aktivitete dhe surpriza për të gjitha moshat:

🎼 Koncert festiv

🥘 Panair agro–ushqimor me produkte vendase

🔥 Zona kampingu & Barbecue

🌲 Shëtitje në natyrë dhe aktivitete rekreative

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja thekson se: “Labinot Mali është një pasuri natyrore dhe kulturore e qytetit tonë. Festa e Gështenjës rikthen vëmendjen te vlerat e zonës, te tradita dhe tek njerëzit e punës. Ne po investojmë në zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit sepse duam që këto zona të lulëzojnë dhe të sjellin më shumë ekonomi për banorët dhe më shumë eksperienca të bukura për vizitorët.”

Ai shtoi më tej:

 “Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen nesër në këtë festë të bukur, të shijojmë produktet e zonës, natyrën fantastike dhe mikpritjen e banorëve të Labinotit Mal.”

Detajet e aktivitetit

📆 31 Tetor

🕙 Ora 10:00

📍 Labinot Mal

Ky aktivitet zhvillohet në bashkëpunim me komunitetin lokal, bizneset e zonës dhe strukturat turistike, duke sjellë një ditë të dedikuar natyrës, shijes dhe kulturës tradicionale elbasanase.