Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve të “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Bashkia Elbasan organizon aktivitetin sensibilizues “Marshim për Jetën”, një nismë që synon të përcjellë mesazhe mbështetjeje, shprese dhe fuqizimi për të gjitha gratë.
Ky marshim simbolik merr një rëndësi të veçantë, pasi thekson rolin vendimtar që ka diagnostikimi i hershëm dhe kujdesi shëndetësor në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Përmes këtij aktiviteti, institucionet dhe komuniteti bashkohen për të dhënë një mesazh të fortë: askush nuk lufton i vetëm.
“Marshim për Jetën” vjen si shenjë solidariteti për të gjitha gratë dhe vajzat që përballen sot me sfidën e kësaj sëmundjeje, duke i mbështetur ato në betejën e tyre me forcë, kurajë dhe dashuri.
🗓 Data: 31 Tetor 2025
🕛 Ora: 12:00
🚶♀️ Nisja: Teatri “Skampa”
🎯 Destinacioni: Sheshi “Gensher”
Nën moton “Gratë për Gratë”, organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët, institucionet, të rinjtë dhe komunitetin e gjerë të marrin pjesë dhe të dërgojnë një mesazh të qartë në mbështetje të jetës dhe shëndetit të grave.
Organizatorët & Partnerët
Aktiviteti zhvillohet nga Bashkia Elbasan në bashkëpunim me:
Këshillin e Qarkut Elbasan
Zyrën Arsimore Elbasan
Operatorin e Kujdesit Shëndetësor
Zyrën e Punës Elbasan
Shërbimin Social
dhe me mbështetjen e partnerëve të rëndësishëm lokalë dhe ndërkombëtarë si: World Vision, AKPA, OSH KSH, Forumi i Gruas Elbasan, Yjet e Ardhmërisë, dhe aktorë të tjerë të komunitetit.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.