Shkëlqeu në fitoren ndaj Tiranës, Tsage: Po luanim të gjithë për Ze Gomes! Ju tregoj synimet e Elbasanit

Sulmuesi i Elbasanit, Tsage, ishte një nga më të mirët në fushë, në triumfin 1 me 4 që skuadra e tij arriti në “Air Albania” ndaj Tiranës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, ai deklaroi:

“Ishte shumë e rëndësishme kjo ndeshja, e dinë të gjithë që është një derbi dhe derbi është shumë i rëndësishëm për t’u fituar. Isha i etur për t’u shënuar. Po luanim të gjithë për Ze Gomes, që humbi babain para pak ditësh, shumë të etur të gjithë për të fituar.

Ky kampionat është shumë i vështirë, këtë sezon. Synimet tona është të luajmë për TOP 4. Kjo ishte vetëm ndeshja e nëntë, tani jemi të fokusuar te ndeshjet e ardhshme.

Futbolli ka momente të bukura dhe të këqija. Kaluam një moment të vështirë me humbjen me Vorën, marrim aspektin pozitiv nga ccdo situatë dhe vazhdojmë përpara.

E tillë është loja. Kam shumë dëshirë të shënoj sa më shumë gola, sulmuesi jeton për gola, objektivi kryesor është të ndihmoj skuadrën dhe të jemi në TOP 4”, u shpreh Tsage.

PANORAMASPORT.AL