Aksidenti tragjik në vendin tonë, përplaset nga makina, humb jetën 17-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, rreth orës 01:30 pas mesnate, ku ka humbur jetën një i mitur. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.

Dyshohet se automjeti që ka shkaktuar aksidentin është i tipit “Porsche”.