Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua një trajnim dy ditor me fokus menaxhimin e projekteve, në kuadër të projektit Erasmus – LS financuar nga Bashkimi Europian me titull SuProM – “Sustainable project management in Balkan HEIs” (Manaxhimi i qëndrueshëm i projekteve në IAL-të e Ballkanit), drejtuar nga Universiteti i Ljubljanës në rolin e koordinatorit.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë mbi menaxhimin efektiv të projekteve dhe të ndajnë përvoja me ekspertë nga Universiteti i Ljubljanës dhe ai i Palermos. Qëllimi i projektit është forcimi i kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor përmes trajnimeve, përmirësimit të kurrikulave dhe zhvillimit të moduleve për menaxhimin e projekteve, si për personelin akademik dhe administrativ, ashtu edhe për studentët.
Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi se pjesëmarrja e universitetit në projekte të shumta ndërkombëtare dëshmon angazhimin e tij të gjerë në arenën ndërkombëtare, duke e afirmuar si një institucion që promovon zhvillimin e qëndrueshëm, inovacionin dhe integrimin evropian.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.