Hipizmi, forma e re e turizmit/ Elbasan, një i ri po kthen pasionin për kuajt në atraksion turistik

Mënyrat për të zhvilluar turizmin por edhe për të tërhequr turistët në Elbasan duket se po i përshtaten kërkesave të tregut botëror. Përgjatë dy viteve të fundit në qarkun e Elbasanit po fillon të aplikohet edhe hipizmi.

Pas disa vitesh në emigrim Egli Santo vendosi të kthehet në qytetin e lindjes për t’iu përkushtuar turizmit. Zgjodhi një formë të re nisur nga dashuria dhe pasioni që kishte për kuajt. Për të bërë të mundur ëndrrën e tij të të pasurit një minifermë me kuaj Egli i ktheu tokat e tij që dikur ishin djerrë në vendin ku hodhi të gjitha kursimet e në këtë investim i cili po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.

Ai tashmë është guida i parë në qarkun e Elbasanit që është licensuar si guidë për ture hipizmi dhe interesi nga vizitorët dhe turistët për të bërë guida hipizmi po vjen në rritje.

Egli është shembulli se si një i ri me vullnet dhe dëshirë për punë mund të arrij ti japi jetë ëndrrës së tij edhe në fshatin ku jeton.