Vora ka siguruar një tjetër rezultat shumë të rëndësishëm në këto javë të para të Superiores, teksa ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Elbasanin, që rreshtohet mes skuadrave pretendente për titullin.
Në një ndeshje shumë të luftuar mes dy skuadrave, pjesa e parë pa vendasit të dominonin në raste të krijuara, por pa gjetur rrjetën falë pritjeve të Rucit. Në fraksionin e dytë të lojës, erdhi goli i avantazhit i Elbasanit që krijoi mendimin se verdheblutë do shkonin drejt suksesit.
Por brenda pak minutash, Vora përmbysi gjithçka me anë të Dakës dhe Karricës, duke çuar rezultatin në 2-1, duke e mbrojtur më pas deri në vërshëllimën përfundimtar për tre pikë shumë të vlefshme në këtë transfertë të rëndësishme.