Elbasani më i pastër çdo ditë – Llatja: Kujdesi për mjedisin është përgjegjësi e përbashkët

Aksioni i ditës së sotme nga Agjencia e Shërbimeve Publike të Bashkisë Elbasan u përqendrua në pastrimin e akseve nacionale, me synimin për një qytet më të pastër dhe më mikpritës për të gjithë!

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u shpreh:

 “Pastrimi i qytetit është një detyrë e përbashkët. Bashkia po bën pjesën e saj me ndërhyrje të përditshme, por suksesi i vërtetë vjen vetëm kur secili prej nesh tregon kujdes dhe përgjegjësi për mjedisin.”

Por asnjë nismë nuk mund të jetë 100% e suksesshme pa bashkëpunimin e qytetarëve.

Le të bëhemi të gjithë pjesë e ndryshimit — hedhim mbetjet vetëm në vendet e përcaktuara dhe kujdesemi për mjedisin tonë të përbashkët.

 Elbasani është shtëpia jonë.

Ta mbajmë të pastër, për veten dhe për brezat që vijnë!