Funar/ Pas 12 viteteve në emigracion, Eduart Dervishi rikthehet dhe i jep jetë fshatit me mbi 1 mijë rrënjë mollë

Pas 12 vitesh në emigrim, Pas 12 vitesh në emigrim, Eduart Dervishi është rikthyer në fshatin e tij në Funar, ku ka ngritur një plantacion me mbi 1 mijë rrënjë mollë. Sot ai prodhon 500–600 kv mollë cilësore të disa varieteteve, përfshirë edhe mollën dietike.

Infrastruktura e kanaleve kulluese dhe vaditëse mbetet një nga prioritetet kryesore të Agjencisë së Shërbimeve Publike, që po punon për përmirësimin e kushteve në zonat rurale.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u shpreh se rikthimi i të rinjve në fshatra është një tregues i qartë i besimit te zhvillimi lokal dhe mbështetja që bashkia po ofron për fermerët.

 “Është inkurajuese të shohim histori suksesi si ajo e Eduartit, që pas shumë vitesh emigrim rikthehet dhe investon në tokën e tij. Kjo është rruga e zhvillimit të qëndrueshëm për zonat tona rurale,” – tha Llatja.

Çdo vit po vërehet rritje e sipërfaqeve të mbjella dhe gjithnjë e më shumë të rinj po rikthehen për të investuar në vendlindjet e tyre, duke sjellë jeta dhe zhvillim të qëndrueshëm në komunitetet lokale.