Urdhri për ndalimin e monopative, nisin kontrollet në Elbasan

Policia Rrugore e Elbasanit ka nisur të zbatojë urdhrin për ndalimin e monopatinave në rrugët e qytetit.
Drejtuesit e Rrugores së Elbasanit, kanë zbritur në terren për të vëzhguar planin e masave.
Efektivët e policisë kanë paralajmëruar drejtuesit që lëviznin me monopatina.
Vendimi për ndalimin e tyre u mor një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.