Mjeku i Elbasanit, kandidat për Bashkinë Cërrik

Emri i mjekut Amarildo Hoxha, i njohur për kontributin e tij në sportin elbasanas, është zbuluar si kandidati i opozitës për Bashkinë Cërrik në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Hoxha, i cili prej disa vitesh mban detyrën e mjekut të ekipit të futbollit AF Elbasani, është një figurë e njohur dhe e respektuar për profesionalizmin, korrektësinë dhe afërsinë me komunitetin sportiv dhe qytetar.

Përveç angazhimit në sport, Amarildo Hoxha ushtron detyrën e mjekut të familjes në Njësinë Administrative Klos, në Bashkinë Cërrik. Ai do të garojë si kandidat i pavarur, me mbështetjen e Partisë Demokratike, duke hyrë në garën elektorale me reputacionin e një profesionisti që njihet për integritet dhe lidhje të forta me komunitetin lokal.