Elbasan / Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave ‍

Në kuadër të zbatimit të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, punonjësit e Policisë së Drejtorisë Vendore Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla dhe mësuesit kujdestarë, organizuan takime ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

‍Aktivitetet u zhvilluan në shkollat: “Onufri”, “Ali Agjahu”, “Jeronim de Rada” dhe “Bardhyl Popa”, ku u bashkëbisedua për çështje si:

Parandalimi i dhunës dhe bullizmit

Siguria në internet dhe rrjetet sociale

Mbrojtja nga trafikimi i fëmijëve

Krijimi i një mjedisi të sigurt brenda dhe jashtë shkollës

Gjatë prezantimeve, punonjësit e Policisë shfrytëzuan materiale ilustrative, video dhe fletëpalosje informuese, duke i ofruar nxënësve shembuj praktikë mbi pasojat që sjell dhuna, bullizmi dhe keqpërdorimi i internetit.