Takim në Gjergjan/ Llatja: Më pranë banorëve, më shumë projekte për zonën

Në Njësinë Administrative Gjergjan, kryetari i bashkisw, Gledian Llatja zhvilloi një takim me kryetarët e fshatrave të zonës, ku u diskutua për organizimin e punëve dhe angazhimin e përbashkët pranë banorëve.

Në fokus të mbledhjes ishte dëgjimi i problematikave të përditshme të komunitetit, hartimi dhe zbatimi i ideve e projekteve që sjellin zhvillim në zonë, si dhe informimi i banorëve mbi politikat mbështetëse të qeverisjes vendore dhe qendrore.

Pjesëmarrësit theksuan se angazhimi i përditshëm do të jetë pranë njerëzve, me synimin për t’u shërbyer dhe për të punuar së bashku për një zone më të zhvilluar.